Zelensky bisedon me Macronin: Trupat perëndimore do vendosen në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka diskutuar me homologun e tij francez Emmanuel Macron mbi idenë e vendosjes së ‘kontingjenteve’ perëndimore në Ukrainë.
Zelensky nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë mund të sjellin këto ‘kontingjente partnere’.
Udhëheqësi ukrainas nuk saktësoi se nëse ai po fliste për dërgimin e trupave luftarake ose paqeruajtësve nga Perëndimi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare me Rusinë.
“Sot fola me presidentin e Francës. Ishte një bisedë mjaft e gjatë dhe e detajuar. Ne diskutuam mbështetjen e mbrojtjes – forma të ndryshme të mbrojtjes, paketa armësh për Ukrainën. Ne diskutuam gjithashtu dislokimin e kontigjenteve partnere dhe trajnimin e ushtrisë sonë” tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Nga ana e tij, Macron ka hedhur idenë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë edhe më parë, duke përfshirë muajin e kaluar kur ai dhe kryeministri polak Donald Tusk diskutuan mundësinë e vendosjes së paqeruajtësve atje në rast të një armëpushimi.
Moska përshpejtoi përparimet e saj në Ukrainë vitin e kaluar, pasi ushtria e stërngarkuar e Kievit vuante nga lodhja dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar se do t’i japë fund të shpejtë luftimeve kur të hyjë në detyrë javën e ardhshme, duke rritur frikën në Ukrainë se do të detyrohet të bëjë lëshime të mëdha territoriale në këmbim të paqes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




