Gjenerali rus sugjeron që Trump dhe Putin të ndajnë Groenlandën më dysh

Një gjeneral rus ka bërë një sugjerim të papritur për të ardhmen e Groenlandës, duke thënë se Vladimir Putin duhet të konkurrojë me Donald Trump për kontroll, duke shtuar se ata mund të ndajnë ishullin më të madh në botë më dysh.
Sipas Andrei Gurulev, Kremlini duhet të pushtojë gjithashtu Spitsbergen, një ishull norvegjez në Arktik, ku operacionet ushtarake janë të ndaluara, dhe ta përdorë atë si një bastion mbrojtës.
“Nëse, për shembull, Trump deklaron pretendimet e tij ndaj Groenlandës, pse ne nuk po e shikojmë Groenlandën?“
“Ne kemi nevojë për Groenlandën. Kjo nuk është shaka,” këmbënguli gjenerallejtënant Gurulev.
Ai nuk u ndal me kaq. Ai synoi gjithashtu Spitsbergen, i cili është territor sovran norvegjez, por Rusia ushtron të drejtat sipas Traktatit të Svalbardit të vitit 1920 për të kryer aktivitete ekonomike si minierat.
“Gjëja kryesore për ne është të ndërtojmë një [sistem] normal të mbrojtjes atje, ta ndërtojmë atje në një mënyrë të tillë që askujt nuk do t’i shkonte mendja të fuste hundën në tokat tona arktike.“
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




