Pengjet, Shtëpia e Bardhë: Këtë javë arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit

Botë | 2 vite më parë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan ka deklaruar se ‘ekziston një mundësi e veçantë’ që tw arrihet kwtw javw një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit pwr lirimin e pengjeve.

Sullivan sqaron se palët kanë qenë kaq afër edhe më parë vetëm  por bisedimet janë ndërprerë.

“Pyetja tani në periudhën e ardhshme është, a mundet Hamasi të arrijë tek po? thotë ndihmësi i lartë i Biden.

Me Hamasin dukshëm të dobësuar dhe të izoluar nga njëra anë, dhe Izraelin që ka arritur “një sasi të madhe të objektivave të tij ushtarakë në Gaza”, Sullivan thotë se të dyja palët janë në gjendje të pranojnë marrëveshjen në tryezë.

Ndërkaq, këshilltari i ardhshëm për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, paralajmëroi Hamasin se kushtet për një marrëveshje pengjesh do të përkeqësohen teksa pas 20 janarit, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

“Le të lejojmë që pengjet tanë të lirohen. Dua t’i shoh ata duke ecur përtej asfaltit, ose minimalisht, një lloj marrëveshjeje përpara inaugurimit, sepse Presidenti Trump është serioz. Çdo marrëveshje vetëm sa do të përkeqësohet për Hamasin dhe do të ketë dreq në Lindjen e Mesme nëse vazhdojmë të kemi këtë lloj diplomacie pengjesh”, tha Waltz për ‘This Week’ të ABC.

Ndërkaq, më herët u bë e ditur nga mediat amerikane se presidenti Joe Biden ka planifikuar të zhvillojë një telefonatë me kryeministrin Benjamin Netanjahu për të diskutuar mbi negociatat e vazhdueshme të pengjeve.

 “Ne jemi shumë afër (në një marrëveshje me Gazën) dhe megjithatë ndodhemi larg sepse nuk jemi atje. Është e mundur të realizohet para 20 janarit, por nuk mund të jem i sigurt,” tha Sullivan, duke i bërë jehonë kryesisht optimizmit të shoqëruar me mbrojtjen që Biden dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehën në komentet javën e kaluar në lidhje me gjendjen e bisedimeve. .

Kryeministri Benjamin Netanjahu dërgoi të shtunën negociatorët e tij në Doha, në shenjë se bisedimet atje po i afroheshin pikës kulmore.

Megjithatë, një diplomat i lartë arab i njohur me bisedimet tha për mediat izraelite se ende mbeten pengesa të rëndësishme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme