Lufta në Ukrainë- Seuli: 300 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë dhe mjera të tjerë janë plagosur

Rreth 300 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë dhe 2,700 janë plagosur ndërsa luftonin në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, tha të hënën një ligjvënës koreano-jugor, duke cituar informacione nga agjencia e spiunazhit e Seulit.
Seuli ka pretenduar më parë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka dërguar më shumë se 10,000 ushtarë si “mish për top” për të ndihmuar Moskën të luftojë Kievin, në shkëmbim të ndihmës teknike ruse për armët dhe programet satelitore të sanksionuara rëndë të Penianit.
Gjatë fundjavës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi kishte kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut, duke publikuar videon e luftëtarëve të plagosur që po merren në pyetje dhe duke ngritur mundësinë e një shkëmbimi të burgosurish për trupat ukrainase të kapura.
“Viktimat midis forcave të Koresë së Veriut kanë kapërcyer 3,000. Kjo përfshin rreth 300 vdekje dhe 2,700 të plagosur“, u tha gazetarëve ligjvënësi Li Seong-kweun pas një informacioni nga agjencia e spiunimit.
Ushtarët, që thuhet se janë nga elita e Trupave të Stuhisë së Koresë së Veriut, janë urdhëruar të vrasin veten në vend që të burgosen, tha Lee.
“Veçanërisht, kujtimet e gjetura mbi ushtarët e vdekur tregojnë se autoritetet e Koresë së Veriut u bënë presion atyre të kryenin vetëvrasje përpara kapjes,” tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




