Zjarret në Hollivud, 150 mld USD dëme ekonomike

Botë | 2 vite më parë

Zjarret masive në Kaliforni priten të shkaktojnë dëme ekonomike deri në 150 miliardë dollarë, bëjnë të ditur të dhënat paraprake. Në këtë zonë u shkatërruan mbi 1,000 banesa dhe u evakuuan rreth 130,000 njerëz, duke përfshirë shumë yje të Hollivudit.

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, sipas të dhënave paraprake, ndërsa zyrtarët presin që numri i të vdekurve të rritet. Më shumë se 1,000 struktura, kryesisht shtëpi, janë shkatërruar nga flakët deri tani dhe rreth 130,000 njerëz janë evakuuar në zonën metropolitane.

Shpërthimi më i madh konsumoi rreth 5,000 hektarë në zonën Pacific Palisades, që është shtëpia e yjeve të filmit, televizionit dhe muzikës. Në këtë zonë, banesa mesatare vlen 4.5 milionë dollarë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme