Përplasje në parlamentin italian, një deputet goditet me grushte

Botë | 2 vite më parë

Një përplasje ka ndodhur në parlamentin italian, ku për pasojë një deputet ka përfunduar në spital. Sipas mediave italiane, përplasja ndodhi gjatë diskutimeve për projektligjin për autonominë e diferencuar. Opozita doli kundër këtij projektligji, duke protestuar me  pankarta në duar.

Deputeti i Lëvizjes Pesë Yjet, Leonardo Donno u godit me grushte nga disa deputetë të Ligës së Veriut. Sulmi erdhi pasi ai iu afrua ministrit Roberto Calderolit, ministrit të Ligës së Veriut përgjegjës për projektligjin.

Donno u largua nga salla e parlamentit me karrige me rrota dhe më pas iu dha ndihma e specializuar.

“Kam marrë goditje dhe grushte nga Iezzi, Candiani, Cangiano, Amich dhe Mollicone. Goditjet më morën frymën. U rrëzova, duke luftuar për të marrë frymë, kisha frikë”, deklaroi Donno.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe një nëpunës që ndërhyri për të rivendosur rendin./ Corriere.it

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme