Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në qendër të Kopenhagën

Botë | 2 vite më parë

Kryeministrja daneze Mette Fredriksen është sulmuar nga një person në qendër të Kopenhagën. Fredriksen u godit me grushte, teksa nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ajo ndodhet. Autori është vënë në pranga, teksa nuk bëhen me dije më shumë detaje mbi ngjarjen.

Sulmi vjen dy ditë përpara se danezët të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar në zgjedhjet e BE-së. Të enjten, Fredriksen iu bashkua udhëheqësve të tjerë botërorë në Normandi, Francë, për të përkujtuar 80-vjetorin e Ditës D./ Reuters

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme