Zgjedhjet e Hungarisë, një kundërshtar për Orban me mbështetje tek qytetarët

Hungaria ndodhet para zgjedhjeve dhe partia e drejtuar nga Viktor Orban duket sa ka nje rival të paparashikuar.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia e Orbanit, Fidesz arriti të merrte dy të tretat e shumicës së parlamentit, në zgjedhjet europiane të 2009-ës, Fidesz arriti të merrte më shumë se 50 përqind.
Por kësaj here mund të jetë ndryshe, sepse tani kryeministri hungarez ndodhet për herë të parë kundrejt një kundërshtari serioz.
Konkurrenti quhet Peter Magyar. Ai është ish- bashkëshorti i ish-ministres së Drejtësisë së Orbanit, Judit Vargës dhe deri para pak muajsh ka qenë gati i panjohur për publikun hungarez. Por që prej shkurtit të ketij viti avokati 43 vjeçar ka pasur një ngjitje politike.
Disa herë ai ka nxjerrë në rrugë dhjetra mijëra vetë që kanë demostruar kundër sistemit të Orbanit. Me partinë e tij konservatore Tisza shkurtimi i inicialeve për: Respekt dhe Liri ai ka arritur të marrë në sondazhe nga 25 deri 30 përqind, ndërkohë që partia Fidesz e Orbanit merr më shumë duke arritur në 45 përqind, por sipas disa sondazheve mund të bjerë deri në nivelin e 40 përqindshit.
Ngjitja e Magyarit filloi në shkurt 2024 pas një afere të presidentes së atëhershme hungareze të shtetit, Katalin Novak. Ajo i pati dhënë falje një të dënuari për bashkëpunim në abuzimin seksual të fëmijëve. Në kuadër të aferës presidentja e shtetit, Novak, dha dorëheqjen.
Njëkohësisht edhe ish-ministrja e Drejtësisë, Varga u largua nga politika, sepse edhe ajo e kishte firmosur faljen.
Ish-bashkëshorti i Vargas, Peter Magyar në shumë intervista që kanë tërhequr vëmendjen pasi ka zbuluar informacione të brendshme për mekanizmat e pushtetit dhe korrupsionin e sistemit të Orbanit.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




