Hezbollahu merr përsipër sulmin me dron në veri të Izraelit

Botë | 2 vite më parë

Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin me dron të ngarkuar me eksploziv, në qytetin verior izraelit, Hurfeish, duke pretenduar se objektivi ishte një pozicion i ushtrisë në zonë.

Grupi shiit libanez tha se sulmoi si hakmarrje për sulmet izraelite në Libanin jugor, në ditët e fundit, duke përfshirë një në Naqura dje, ku u vra një anëtar i Hezbollahut.

Ndërsa, udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Hanyeh tha se grupi “do të lidhet seriozisht dhe pozitivisht me çdo marrëveshje të bazuar në ndërprerjen e plotë të armiqësive dhe tërheqjen izraelite nga Gaza”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme