Armët e aleatëve në Ukrainë, Putin: Nëse na sulmon me armët e Perëndimit do përgjigjemi ashpër

Botë | 2 vite më parë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërcënuar Perëndimin se do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse vendet perëndimore lejojnë Ukrainën përdorimin e raketave me rreze të gjatë.

Putin ka deklaruar se Moska do ta konsideronte kërcënim të drejtpërdrejtë kundër vendeve perëndimore nëse lejojnë Ukrainën të godasë Rusinë me raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi.

Këtë deklaratë Putin e bëri gjatë një konference me redaktorët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve në Shën Petersburg.

Zyrtarët amerikanë thanë fillimisht në prill se Ukraina kishte filluar të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë të ofruara fshehurazi nga SHBA, dhe më 30 maj, një zyrtar i lartë tha se presidenti amerikan Joe Biden kishte hequr kufizimet në Ukrainë për të përdorur armët e dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në territorin rus por vetëm për të mbrojtur rajonin e Kharkiv-it nën zjarr.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme