Studimi: Oqeanet po përballen me kërcënim të trefishtë të nxehtësisë ekstreme, humbjes së oksigjenit dhe acidifikimit

Oqeanet e botës po përballen me një “kërcënim të trefishtë” të ngrohjes ekstreme, humbjes së oksigjenit dhe acidifikimit, me kushtet ekstreme që janë bërë shumë më intensive në dekadat e fundit, ka zbuluar një studim i ri.
Rreth një e pesta e sipërfaqes së oqeaneve është veçanërisht e ndjeshme ndaj tre kërcënimeve që godasin menjëherë, të nxitura nga aktiviteti njerëzor si djegia e lëndëve djegëse fosile dhe shpyllëzimi, zbuloi studimi. Këto ngjarje komplekse tani zgjasin tre herë më shumë dhe janë gjashtë herë më intensive se sa ishin në fillim të viteve 1960, thuhet në studim.
Autori kryesor i studimit paralajmëroi se oqeanet e botës tashmë po shtyheshin në një gjendje të re ekstreme për shkak të krizës klimatike. “Ndikimet e kësaj janë parë dhe ndjerë tashmë. Ngjarje ekstreme intensive si këto ka të ngjarë të ndodhin përsëri në të ardhmen dhe do të prishin ekosistemet detare dhe peshkimin në mbarë botën”, tha Joel Wong.
Ai paralajmëroi se oqeanet e botës tashmë po shtyheshin në një gjendje të re ekstreme për shkak të krizës klimatike./ The Guardian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




