Ministri izraelit i Mbrojtjes: Negociatat me Hamasit i bëjmë vetëm përmes luftës

Botë | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant është zotuar se negociatat për lirimin e pengjeve nga Hamasi. Pas një fluturimi mbi Rripin e Gazës dhe kufirin verior me një avion luftarak, Gallant tha se Izraeli do të vijojë luftën ndaj Hamasit deri në shkatërrimin e tij.

“Goditjet dhe shtëllungat e tymit ku sulmet e IDF-s janë të dukshme për syrin, si në Rripin e Gazës ashtu edhe në veri” tha Gallant i shoqëruar nga skuadroni 133 i IAF mbi Gazën dhe kufirin me Libanin në një F- 15 avion.

“Jemi në një proces ku do të vazhdojmë dhe do ta rraskapitim armikun. Çdo negociatë me organizatën terroriste Hamas do të zhvillohet vetëm nën zjarr”, shton ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme