Sulmohet me armë ambasada amerikane në Liban, neutralizohet autori

Botë | 2 vite më parë

Një person i armatosur ka hapur zjarr në Awkar, në verilindje të Bejrutit, ku ka pasur si objektiv ambasadën amerikane në Liban. Kryeministri, Najib Mikati tha se “hetimet intensive kanë filluar për të zbuluar detaje të incidentit dhe për të arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje”, referuar postimit nga zyra e tij në X.

“Personi i armatosur mësohet se vepronte i vetëm dhe po i nënshtrohet një operacioni në spital”, tha zyrtari libanez.

Në drejtim të ambasadës amerikane në Liban është qëlluar me armë rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale, përpara se forcat libaneze të sigurisë dhe siguria e ambasadës amerikane të reagonin “shpejt”, tha ambasada në një deklaratë.

“Nuk mund të flas për motivet”, tha një burim në ambasadë për CNN.

“Stafi i ambasadës është i sigurt dhe godina e ambasadës nuk është dëmtuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Deklaratat e ushtrisë libaneze nuk zbuluan detaje të mëtejshme teksa një shtetas sirian është plagosur dhe aktualisht po merr trajtim në spital.

Libani ka qenë një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Gaza.  Ndërsa përplasja midis Izraelit dhe Hezbollahut ka sjellë frikën e një konflikti gjithëpërfshirës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme