Putin: Nuk do të vendosim armë bërthamore në hapësirë. Jemi të hapur për negociata me SHBA-në

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë me dije se nuk do të vendosin armë bërthamore në hapësirë.
Ky reagim vjen pasi administrata amerikane i ka thënë Kongresit dhe aleatëve të saj në Evropë se ka informacione të reja në lidhje me aftësitë bërthamore të Rusisë, të cilat mund të përbëjnë një kërcënim ndërkombëtar.
Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se akuzat e SHBA-së kanë për qëllim të trembin ligjvënësit dhe senatorët amerikanë që të miratojnë më shumë burime që do të shpenzohen për t’iu kundërvënë Rusisë.
Po ashtu ai theksoi se “Rusia është e hapur për negociata me SHBA-në”
“Putin tha se aktivitetet hapësinore të Rusisë nuk janë të ndryshme nga ato të vendeve të tjera, përfshirë SHBA-në. Ai shtoi se vendi i tij është i hapur për negociata me Shtetet e Bashkuara për stabilitet strategjik dhe kontakte përmes ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme. Por nëse duan të arrijnë avantazhe të njëanshme, kjo nuk do të ndodhë,” tha ai në emër të Putinit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




