Administrata e Trump: Zyrtarët e shëndetit publik të ndalojnë së punuari me OBSH-në

Botë | 2 vite më parë

Zyrtarëve të shëndetit publik të SHBA-së u është thënë që të ndalojnë së punuari me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, urdhër që ka hyrë në fuqi menjëherë.

Një zyrtar i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, John Nkengasong, u dërgoi një memo drejtuesve të lartë në agjenci duke u thënë atyre se i gjithë stafi i agjencisë që punon me OBSH-në duhet të ndalojë menjëherë bashkëpunimet e tyre dhe “të presin udhëzime të mëtejshme”.

Ekspertët thanë se ndalimi i papritur ishte një surprizë dhe do të shtynte punën për hetimin dhe përpjekjen për të ndaluar shpërthimet e virusit Marburg dhe mpox në Afrikë, si dhe kërcënimet nga e gjithë bota.

Ky vendim vjen pasi autoritetet shëndetësore në mbarë botën po monitorojnë shpërthimet e gripit të shpendëve në mesin e bagëtive të SHBA.

Memorandumi i Nkengasong, thoshte se politika e ndalimit të punës zbatohej për “të gjithë stafin e CDC-së që angazhohej me OBSH-në përmes grupeve teknike të punës, qendrave koordinuese, bordeve këshillimore, marrëveshjeve të bashkëpunimit ose mjeteve të tjera – personalisht ose virtuale”.

Presidenti Trump javën e kaluar lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv për të filluar procesin e tërheqjes së SHBA nga OBSH, por që nuk hyri në fuqi menjëherë.

Largimi nga OBSH kërkon miratimin e Kongresit dhe që SHBA të përmbushë detyrimet e saj financiare për vitin aktual fiskal.

Administrata e Trump u tha agjencive federale shëndetësore që të ndalonin shumicën e komunikimeve me publikun të paktën deri në fund të muajit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme