Agrumet e Konispolit, brenda standardeve – Fermerët garantojnë sigurinë, kryejnë analiza laboratorike
Prej ditësh në tregun e agrumeve qarkullon problemi i pesticideve që fermerët përdorin për mandarinën. Grupi i xhirimit të RTSH Gjirokastra ka udhëtuar drejt Konispolit, një prej prodhuesve më të mëdhenj jo vetëm në tregun vendas, por edhe jashtë tij. Në bashkëbisedimet që kemi pasur me fermerët që prej vitesh e mbjellin këtë kulturë, ata kanë hedhur poshtë të gjithë zërat, duke pohuar se analizat që u janë bërë produkteve të tyre jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, kanë rezultuar brenda parametrave . Ata japin siguri për këtë produkt që kultivojnë prej vitesh.
“Lajmi që qarkullon për pjesën e pesticideve është gënjeshtër, këtu janë të gjithë fermerët me analiza”, u shpreh një fermer.
“Këta fermer janë me analizat e tyre në duar të cilat kanë dal super jo të rregullta. I bëjmë thirrje shtetit që këta fermer të vazhdojnë punën e tyre normalisht që të marrin frutin e punës së tyre”, tha një tjetër.
“Të vij shteti ti shikoj gjërat, ti analizoj, të përcaktoj një grup të vijnë ti kontrollojnë” tha nja tjetër fermer.
Lajmi për pesticidet mbi normat e lejuara ka sjellë edhe mbetjen stok si dhe largimin e shumë tregtarëve, gjë e cila konfirmohet nga vetë fermerët.
“Kanë ardhur tregtarë dhe kanë pasur frikë të ngarkojnë, ne e hamë për vete, ja japim fëmijëve tanë”, tha fermeri.
Konispoli ka një sipërfaqe prej 1200 hektarësh tokë të mbjellë me agrume, çka ka bërë që fermerët të kërkojnë verifikim zyrtar nga institucionet shtetërore, pasi kjo zonë mbetet e vetmja që prej vitesh po eksporton në tregun ballkanik dhe atë evropian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





