Arsimi për komunitetin rom në Kukës, mes sfidave të ekonomisë së dobët dhe migrimit

Arsim | 1 vit më parë

Në qytetin e Kukësit prej vitesh jetojnë mbi 50 familje të komunitetit rom, një pjesë e mirë e të cilave përballen me kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

Për shumë prej tyre, sigurimi i jetesës mbetet prioritet, duke e bërë të vështirë ndjekjen e rregullt të shkollës nga fëmijët.

“Është gjynah t’i lënë fëmijët pa shkollë”, tha një familjar i komunitetit rom.

Megjithatë, pavarësisht sfidave, ka edhe prindër që tregojnë përkushtim dhe përpiqen t’ua sigurojnë fëmijëve të tyre një të ardhme më të mirë përmes arsimit. Ata kanë zgjedhur që, edhe me sakrifica, t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke i dhënë përparësi edukimit përballë nevojës për punë të hershme.

“Fukarenj jemi, por edhe fëmijët duam t’i çojmë në shkollë’, tha një familjare tjetër.

Shumica e familjeve rome sigurojnë të ardhurat përmes shitjes së rrobave të përdorura apo duke kërkuar lëmoshë, shpeshherë edhe nga vetë fëmijët, të cilët kështu privohen nga e drejta për t’u arsimuar si bashkëmoshatarët e tyre.

 Gazetare: Shkurte Elezaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme