Bakllavaja, ëmbëlsira tradicionale – Shumë prej qytetarëve zgjedhin ta përgatisin vetë

Bakllavaja, ky produkt tradicional mbetet ende një ndër ëmbëlsirat më të preferuara për familjet Gjirokastrite në festat e fund vitit. Shumë zgjedhin që ti përgatisin vetë në shtëpi, e të tjerë ti marrin të gatshme në pastiçeri, mjafton që ëmbëlsira të mos mungoj në tryezë tyre natën e ndërrimit të viteve.
Përgatitjet e ëmbëlsirave festive kanë filluar që në fillim të muajit dhe vazhdojnë deri në datën 31 Dhjetor. Sipas Alma Xhema në pastiçerinë që e menaxhojnë familjarisht janë munduar që të mbajnë çmimet e përballueshme për gjithë qytetarët.
Ëmbëlsirat i japin kuptimin e plotë festave të fund vitit. Si gjithmonë kryesojnë ëmbëlsirat tradicionale bakllavaja , shëndetlija , kadaifi , dhiple e cila është ëmbëlsirë tradicionale për qarkut e Gjirokastrës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




