Basha: Berisha dhe të tijët zgjodhën të rreshtoheshin në krah të Ramës, duke amnistuar të korruptuarit

Politikë | 2 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi të shtunën se amnistimi i të korruptuarve, sipas tij, “ishte një mesazh politik kundër SPAK”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se amendamenti i tij për përfshirjen e protestuesve të opozitës në amnisti u refuzua.

“Amnistimi i të korruptuarve të Edi Ramës me votën e Sali Berishës ishte një mesazh politik i kësaj dysheje kundër SPAK. Ajo që e bën edhe më të turpshëm lirimin e të dënuarve nga GJKKO, është se “patericat” e Ramës në opozitë refuzuan hapur amendamentin tim për të përfshirë protestuesit e opozitës në atë amnisti”, shkroi Basha.

Sipas tij, mes amnistimit të protestuesve dhe amnistimit të të korruptuarve, Berisha dhe të tijët zgjodhën të rreshtoheshin në krah të Ramës, duke amnistuar të korruptuarit.

“Koha provoi se denoncimet tona ishin të drejta, amnistimi i të dënuarve nga GJKKO, ishte pjesë e një plani të përbashkët mes Ramës dhe Berishës për të penguar punën e SPAK, me qëllim mbajtjen në këmbë të këtij sistemi të kalbur, ku sundon pandëshkueshmëria, jo ligji”, shkruan Basha.

Sipas tij, më 11 maj, shqiptarët do të kenë mundësinë të dallojnë kush ka qenë konsekuent dhe kush ka bërë pazare në kurriz të luftës kundër korrupsionit.

“Unë ju ftoj të zgjidhni ata që mbështesin pa asnjë lëkundje luftën kundër korrupsionit, jo ata që përdorën Parlamentin për të shpëtuar të korruptuarit”., apelon Basha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme