Binjakëzohen Bashkia Lezhë dhe Komuna Bra në Itali. Marrëveshja hap rrugë për projekte të përbashkëta në disa fusha zhvillimi

Turizëm | 4 muaj më parë

Një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy komuniteteve është shënuar me nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit mes bashkisë së Lezhës dhe komunës së Bra-s në itali.

Dokumenti u firmos nga kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu dhe kryetari i komunës Bra, Giovanni Fogliato, në prani të përfaqësuesve institucionalë, delegacionit italian dhe bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë zonë. nisma vlerëson edhe kontributin e komunitetit lezhjan në Bra.

“Unë nuk mund të gjej fjalë për t’ju falenderuar për mundësinë që më keni dhënë banorëve të këtij qyteti, por edhe të tjerëve për t’u integruar në jetën të përditshme italiane”, u shpreh Ndreu.

“Binjakëzimi pritet të sjellë bashkëpunim në kulturë, arsim, turizëm dhe zhvillim ekonomik duke krijuar mundësi të reja për qytetarët e të dy vendeve”, Giovanni Fogliato.

Binjakëzimi pritet të sjellë bashkëpunim në kulturë, arsim, turizëm dhe zhvillim ekonomik, duke krijuar mundësi të reja për qytetarët e të dy vendeve. Gjatë vizitës zyrtare, delegacioni italian i shoqëruar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu vizitoi edhe disa prej pikave më të rëndësishme të qytetit të Lezhës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme