Blegtorët, TVSH me faturim direkt – Biznesi: Të ulet për produktet ushqimore
Shoqata e Blegtorëve të Qumështit kërkon që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet auto faturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga blegtori. Ata kërkojnë gjithashtu barazimin e TVSH-s për blerjet dhe shitjet me atë nga fermeri.
“Ne si shoqatë nuk e konsiderojmë auto faturë sepse është një abuzim ndaj blegtorit dhe fermerit. Pse fermeri apo ferma nuk duhet ta faturojë vet prodhimin e saj. Sot ka sisteme që nga telefoni mund të faturosh çdo sasi të prodhuar ditore”, u shpreh Gentian Lalaj, nga Shoqata e Blegtorëve.
Ndërsa Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar uljen e TVSH-s për produktet ushqimore ndërsa skema e kompensimit në bujqësi sipas tyre nuk jep zgjidhje për fermerët.
“Mund të ketë disa ndërhyrje në ngarkesën fiskale kërkojmë tatimin mbi konsumin, që ka të bëjë me shikimin dhe uljen e TVSH për industrinë prodhuese agro-ushqimore. TVSH për produktet e shportës të jetë jo më shumë se 5-7%”, u shpreh Nikolin Jaka, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Nga ana tjetër, Eduart Sharka përfaqësues i Sindikatës së Fermerëve tha se ky sektor e mirëpret projektligjin në parim, por sipas tij ka disa defekte që krijojnë pabarazi.
Gazetar: H. Mahmutaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





