Blinken me Mustafan, diskuton detajet e armëpushimit: SHBA mbështet krijimin e shtetit palestinez

Botë | 2 vite më parë

Sekretari i Shtetit Antony Blinken diskutoi të martën detajet e marrëveshjes së armëpushimit me kryeministrin palestinez Mohammad Mustafa.

Blinken theksoi përfitimet e marrëveshjes për palestinezët dhe izraelitët gjatë takimeve me Mustafën, duke përsëritur “se Hamasi duhet të pranojë propozimin pa vonesa të mëtejshme”, tha zëdhënësi Mattheë Miller në një deklaratë.

“Sekretari Blinken mirëpriti njoftimet e reformës nga Autoriteti Palestinez dhe diskutoi me kryeministrin Mustafa nevojën për zbatimin e plotë dhe të qëndrueshëm të atyre reformave për të arritur aspiratat e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Gazë. Ai ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me garanci sigurie për Izraelin”, tha Miller.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi gjithashtu edhe për 404 milionë dollarë ndihmë humanitare për palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Rripin e Gazës të rrethuar.

“Ky financim i ri do të ofrojë mbështetje thelbësore për palestinezët e cenueshëm në Gaza, Bregun Perëndimor dhe rajon, duke përfshirë ushqimin, ujin e pijshëm të sigurt, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen, arsimin, strehimin dhe mbështetjen psikosociale. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të adresuar çështjet humanitare nevojat e të prekurve nga kriza. Ne u bëjmë thirrje donatorëve të tjerë që të kontribuojnë në përgjigjen humanitare në Gaza dhe rajon, të rrisin mbështetjen për ata që janë prekur nga konflikti dhe të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për krizën”, thuhet në deklaratë.

Izraeli është përballur me kritika të ashpra në nivel ndërkombëtar për ofensivën e tij të vazhdueshme kundër Gazës, e cila ka reduktuar në gërmadha një pjesë të gjerë të territorit bregdetar në mes të mungesës së nevojave dhe kufizimeve të vazhdueshme izraelite në dërgimin e ndihmave.

Gati 37,200 palestinezë janë vrarë në Gazë që nga tetori, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 84,800 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Më pak se 1200 njerëz u vranë në sulmin ndërkufitar të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor, që përshpejtoi luftën aktuale.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin e tij në qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme