Britania e Madhe dhe Irlanda në gatishmëri për stuhinë Iowa, anulohen fluturimet

Botë | 2 vite më parë

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda janë në gatishmëri të lartë për goditjen e stuhisë Iowa, ndërsa  autoritetet u kanë kërkuar miliona qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Mëngjesin e kësaj të premte (24 janar) në Irlandë janë regjistruar erëra me shpejtësi 135 kilometra në orë, diçka që ndodh për herë të parë.

Stuhia më e rrezikshme në historinë irlandeze ishte Uragani Debbie më 16 shtator 1961. Ky uragan shënoi 18 viktima në Irlandë dhe gjashtë në Irlandën e Veriut.

Dhjetëra fluturime nga aeroportet e Glasgoë, Edinburg dhe Dublin tashmë janë anuluar, si dhe janë mbyllur rrugët hekurudhore.

ScotRail ka anuluar të gjitha shërbimet në të gjithë Skocinë, ndërsa kompani të tjera u kanë kërkuar vizitorëve të mos udhëtojnë në Uellsin verior dhe Anglinë veriore.

Shkollat, supermarketet, gjykatat, shërbimet publike dhe ndërtesat në Irlandën e Veriut janë mbyllur gjithashtu.

Aeroporti i Belfast-it u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me ta për të mësuar nëse fluturimet e tyre do të kryhen apo jo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme