DASH: Irani vazhdon të ndërmarrë hapa të gabuar për energjinë bërthamore

Irani vazhdon të ndërmarrë hapa në drejtimin e gabuar në lidhje me programin e tij bërthamor, deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Deklarata vjen pas paralajmërimit të IAEA se ”Teheani po zgjeron më tej arsenalin e tij”.
”Irani duhet të bashkëpunojë me IAEA-në pa vonesa të mëtejshme për të zbatuar plotësisht detyrimet e tij ligjërisht të detyrueshme”, tha DASH.
”Ne mbetemi në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë”, theksoi zëdhënësi i departamentit, Matthew Miller.
Ekspertët besojnë se përdorimi për nevoja paqësore i uraniumit, pothuajse i destinuar për përdorim ushtarak, është i papranueshëm.
Teherani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për përdorim civil.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




