Delvina nis rikthimin e lagjeve historike, investime dhe studime arkitektonike për të promovuar trashëgiminë
Pas shpalljes së lagjeve Llak dhe Xhërmëhall në Delvinë si ansambël arkitektonik urban, Bashkia e Delvinës ka nisur fazën e parë të këtij projektit të rëndësishëm që synon ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike e kulturore të këtyre zonave. Projekti parashikohet të shtrihet në disa vite dhe të shoqërohet me investime konkrete që do të kontribuojnë në rigjallërimin e lagjeve dhe përmirësimin e infrastrukturës së tyre.
“Jemi në fazën e parë të këtij projekti që në vitet në vijim do të kemi investime konkrete në këto dy lagje dhe në këtë rast kemi një bashkëpunim me AKPT dhe Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë të cilët po bëjnë studim të këtyre dy zonave”, u shpreh Besmir Veli, Kryetar i Bashkisë Delvinë.
Interesi për këtë nismë është i madh edhe nga vetë banorët e zonës, të cilët e shohin projektin si një mundësi për zhvillimin ekonomik dhe promovimin e qytetit.
“Dhe nga vet banorët ka interes”, tha ai.
Mbështetja e komunitetit vjen në një kohë kur Delvina po regjistron një rritje të numrit të vizitorëve dhe turistëve. Kjo tendencë pozitive forcon bindjen se investimet në lagjet Llak dhe Xhërmëhall do të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit.
Gazetare: B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





