Dëme të mëdha pas përmbytjes në Zhelizhan – Fermerët e Lushnjës kërkojnë vlerësim të humbjeve pas tërheqjes së ujit

Bujqësi | 10 muaj më parë

Pas përmbytjeve të ditëve të fundit, në Zhelizhan të Lushnjës janë konstatuar dëme të konsiderueshme, sidomos në serat dhe tokat e vëllezërve Naun dhe Trifon Shtëmbari, të cilëve lumi Seman u shkatërroi të mbjellat pas daljes nga shtrati.

“Serat dhe agrumet nuk bëhen fare, kjo është zonë e mbytur”, u shpreh Naun Shtëmbari.

Bashkia e Lushnjës ka qenë në gatishmëri gjatë reshjeve, ndërsa drejtori i Emergjencave Civile, Avni Begolli, thotë se po kryhen verifikimet dhe në fund do të vendoset për dëmshpërblimet. Ai thekson se përmbytjet kanë prekur vetëm zonat brenda argjinaturave.

“Në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Pasurisë Publike dhe jo vetëm kemi ndërhyrë në kohë reale për të normalizuar situatën. Kemi pasur probleme në disa biznese dhe familje në fshatin Savër dhe është bërë ndërhyrja e menjëhershme për normalizim të situatës”, u shpreh Avni Begolli, drejtor i EC, Bashkia Lushnje.

Fermerët kërkojnë vlerësim të menjëhershëm të humbjeve, për një mundësi kompensimi, pasi dëmet janë të parikuperueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme