Dështimet e sigurisë së Flydubai, SHBA pritet të rishikojë anëtarësimin e Izraelit në programin e heqjes së vizave

Një delegacion amerikan pritet të mbërrijë në Izrael në ditët e ardhshme për të vlerësuar nëse vendi përmbush kërkesat e sigurisë të Programit të Heqjes së Vizave të Uashingtonit, raporton kanali izraelit Channel 12.
Delegacioni ndodhet aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po shqyrton procedurat e sigurisë së aviacionit.
Vizita e pritur vjen pas dështimeve të sigurisë që lidhen me linjat ajrore të huaja që fluturojnë drejt Izraelit, të zbuluara nga tentativat terroriste të javës së kaluar ndaj një fluturimi të flydubai, si dhe raporteve se rreth 1.240 anëtarë të ekuipazheve ajrore nga vende që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin kanë hyrë në vend gjatë vitit të kaluar.
Delegacioni do të kontrollojë nëse Izraeli po respekton kushtet e dakorduara në vitin 2023. Izraeli u anëtarësua në program atë vit, duke u mundësuar qytetarëve të tij të udhëtojnë në SHBA me autorizim elektronik ESTA, në vend të aplikimit për vizë.
Në një raport të veçantë, kanali televiziv thotë se ministrja e Transportit Miri Regev u ka dërguar zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, një letër ku propozon një “vizë aviacioni” për të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhet që mbërrijnë në Izrael. Kjo vizë do të miratohej nga Autoriteti i Popullsisë dhe Emigracionit 48 orë para nisjes.
Regev kërkon gjithashtu 40 milionë rreth 13 milionë dollarë dhe 10 vende pune shtesë që ministria e saj të përmbushë detyrimet për fluturimet charter.
Zyrtarët shohin pak mundësi që propozimi i Regev të miratohet, pjesërisht sepse vende të tjera mund të vendosin kërkesa të ngjashme për izraelitët që udhëtojnë jashtë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




