Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve hartojnë projektligjin për blerjen e Groenlandës

Botë | 2 vite më parë

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së po kërkojnë mbështetje për një projekt-ligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen e Groenlandës. Projektligji quhet “Make Greenland Great Again Act”, thanë republikanët Andy Ogles, i cili drejton projektligjin, dhe Diana Harshbarger.

Trump thotë se dëshiron ta bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe nuk përjashton përdorimin e fuqisë ushtarake ose ekonomike për të bindur Danimarkën që ta dorëzojë atë. Projektligji, nëse miratohet, do të lejojë presidentin të hyjë në negociata me Danimarkën më 20 janar, kur Trump të marrë detyrën.

“Kongresi autorizon Presidentin, duke filluar nga ora 12:01 më 20 janar 2025, për të kërkuar të hyjë në negociata me Mbretërinë e Danimarkës për të siguruar blerjen e Goenlandës nga Shtetet e Bashkuara. Jo më vonë se 5 ditë kalendarike pas arritjes së një marrëveshjeje me Mbretërinë e Danimarkës në lidhje me blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti do t’u transmetojë komiteteve përkatëse të Kongresit marrëveshjen, duke përfshirë të gjitha materialet dhe anekset përkatëse”, thuhet në draftin e projektligjit.

Groenlanda ka qenë e kontrolluar nga Danimarka për shekuj, më parë si një koloni dhe tani si një territor gjysmë sovran nën mbretërinë daneze. Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se i takon popullit të tij të vendosë për të ardhmen e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme