Ferma organike me ullinj – Fermeri nga Kurjani, aplikues për herë të katërt në skemën e AZHBR
Këto ditë shtatori në të gjithë qarkun e Fierit interesi për aplikimet në skemën e subvencioneve në bujqësi është i lartë. Astrit Abedinaj, fermer nga Kurjani i Roskovecit, aplikon për herë të katërt. Ai la pas 20 vite emigrimi për të nisur fermën e tij organike me ullinj, në vendlindje.
“E lash emigrimin sepse këto punë që po bëj këtu i bëja dhe andej, kështu vendosa të kthehem dhe kam mbjellë në të gjitha tokat ullinj dhe jam shumë i kënaqur”, u shpreh fermeri.
Mbështetja nga skema e subvencioneve ne AZHBR , ka ndikuar që fermeri të zgjerojë sipërfaqet e mbjella.
“Kam aplikuar për 3 vite rresht dhe jam shumë i kënaqur”, tha Abedinaj.
Astrit Abedinaj pohon se këtë vit ka pritshmëri të lartë të prodhimit të ullirit, kjo falë reshjeve të fundit.
“Kam mbjellë ullinj të ndryshëm”, tha ai.
Në këtë zonë të Roskovecit, nuk ka më toka të lira për t’i marrë me qira, pasi po shfrytëzohen nga vetë fermerët për të shtuar sipërfaqet me ullinj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





