Fermerët marrin mbështetje financiare për bujqësinë organike dhe certifikimin Global G.A.P, afati i fundit i aplikimit 26 qershor

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë thirrje për të gjithë fermerët e interesuar që të dorëzojnë aplikimet për përfitimin e mbështetjes financiare në kuadër të Skemës Kombëtare 2026. Afati i fundit për aplikim është data 26 qershor 2026.
Mbështetja për sektorin bujqësor këtë vit është përqendruar në dy drejtime kryesore: promovimin e bujqësisë organike dhe mbulimin e kostove për certifikimin Global G.A.P.
Kjo masë synon nxitjen e prodhimit sipas standardeve të certifikuara, rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e praktikave bujqësore të qëndrueshme. Financimi për fermerët përfitues ndahet sipas fazave të certifikimit:
- Viti i parë i certifikimit: 100,000 lekë.
- Viti i dytë i certifikimit: 150,000 lekë.
- Viti i tretë i certifikimit: 150,000 lekë.
- Fermat e certifikuara organike: 200,000 lekë.
Informacion për aplikantët
Fermerët që dëshirojnë të aplikojnë për këto fonde duhet të veprojnë brenda afatit të 26 qershorit. Për asistencë teknike gjatë procesit të aplikimit, të interesuarit mund t’i drejtohen agropikave lokale; zyrave rajonale të ekstensionit bujqësor. Skema mbulon 50% të vlerës së faturave tatimore për analizat e produkteve, me nivele të përcaktuara financimi bazuar në llojin e certifikimit:
| Lloji i Certifikimit | Vlera maksimale e mbështetjes | Kushtet e sipërfaqes |
| Individual | 175,000 lekë | Min. 1 ha |
| Grup (min. 10 fermerë) | 500,000 lekë | Min. 3 ha (të mbrojtura) ose 10 ha (fushë e hapur) |
| Grup (min. 20 fermerë) | 700,000 lekë | Min. 15 ha (të mbrojtura) ose 30 ha (fushë e hapur) |
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





