Fermeri vendos rekordin personal, vargu i qepëve 110 metër, arrin gjatësinë e Urës së Mesit
Një fermer nga Postriba e Shkodrës ka arritur të realizojë një ide të kahershme, duke e kthyer atë në një simbol të punës dhe traditës vendase. Kujtim Plangaj, pas 5 vitesh përpjekjesh, ka përfunduar ndërtimin e një vargu qepësh me gjatësi 110 metra, një realizim që synon të promovojë produktin karakteristik të zonës.
“Kemi marrë pjesë afërsisht tre katër punëtorë në ditë afërsisht 25 punëtorë me u realizu ky varg. Ka përafërsisht 1.2 ton qepë, varet nga madhësia qepës”, u shpreh fermeri.
Plangaj shprehet se kjo nismë lidhet ngushtë me dashurinë për Postribën, bujqësinë dhe vlerat kulturore të zonës, duke veçuar si simbol edhe Urën e Mesit.
“Qepët janë autoktone e cila është 300 vjeçare dhe për Urën e Mesit që është mrekulli e zonës tonë”, tha ai.
Ura e Mesit është bashkuar simbolikisht me produktin karakteristik tre shekullor të zonës, qepën e Postribës, duke përcjellë një mesazh të fortë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë bujqësore dhe monumenteve kulturore. Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbështetjen e fermerëve dhe vlerësimin e pasurive historike e natyrore të zonës.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





