Fluks pushues në Shëngjin, evidentojnë përmirësimin e shërbimeve dhe ofertës turistike

Turizëm | 3 muaj më parë

Shëngjini është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të bregdetit shqiptar, falë vijës së gjatë ranore, ujërave të pastra të Adriatikut, përmirësimit të shërbimeve dhe ofertës turistike me çmime të përballueshme.

Krahas bukurive natyrore, pushuesit vlerësojnë edhe raportin cilësi–çmim në akomodim, shërbime dhe gastronomi.

“Plazhi i Shëngjinit është plazhi më i mirë në botë. Unë rri në Itali. Unë gjithmonë i kam bërë pushimet këtu. Më thënë të drejtën këtu ka rregullsi të madhe shumë. Është jashtëzakonisht shumë bukur.”

“Shëngjini duket vend shumë i pastër, i mirë, është ambient i qetë. Deti është i pastër. Kam ardhur nga Gjilani. Kam për të qëndruar edhe një dy ditë ose tre.”

 “Është hera e parë që vij. Jetoj në Zvicër dhe është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Veç mungon Kosova dhe deti… Por është shumë bukur.”

Edhe operatorët turistikë raportojnë një rritje të ndjeshme të rezervimeve, ndërsa pritshmëritë janë që me hyrjen në muajin korrik numri i pushuesve të rritet edhe më tej, duke e bërë këtë verë një nga sezonet më të suksesshme turistike për bregdetin e Lezhës.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme