Frikë dhe kureshtje për shikimin artificial, opinionet e dy të verbërve shqiptarë

Një pajisje wireless, një çip i quajtur Neuralink parashikohet të vihet në gjashtë muajt e ardhshëm në trurin njerëzor për rikthimin e shikimit dhe aftësinë për të lëvizur muskujt tek njerëz pa mundësi për ta bërë këtë.
“Do t’iu kthejmë shikimin edhe atyre që janë të verbër që nga lindja, ka thënë Elon Musk, sipërmarrësi i kompanisë Tesla, që qëndron në krye të këtyre kërkimeve shkencore që më parë janë provuar te majmunët.
Por si e presin këtë lajm dy të verbër shqiptar, Luan Qosja i tillë që nga lindja dhe psikologu Hekuran Kërçiku që ka mbetur I tillë pas një operacioni të gabuar në sy në Turqi në vitin 1997.
“Patjetër që kam frikë, nuk është kaq e thjesht ta mendosh, do ta provoja si një kuriozitet, por jo me padurim. Shikimi është shumë i rëndësishëm për njeriun por nuk është ajër” thotë Luan Qosja i cili është i verbër që nga lindja.
“Pasi të marrim informacione më të sakta sepse për momentin asgjë nuk është e sigurt, nuk e ndjejmë mungesën e shikimit sepse kemi shqisat e tjera më të forcuara. Megjithatë një pajisje e tillë që të sjellë shikimin do të ishte diçka e mirë” thotë psikologu Hekuran Kërçiku.
Gazetare Magdalena Alla
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




