Fshati i serave dhe prodhimit rekord, fermerët e Kosmaçit furnizojnë tregun me sallatë e perime
Ky është fermeri 69-vjeçar Muharrem Mali, nga fshati Kosmaç. Prej gati tre dekadash i është përkushtuar bujqësisë duke siguruar të ardhurat e familjes nga puna në sera.
Aktualisht ai ka të mbjella sipërfaqe të konsiderueshme me kulturën e sallatës, e cila sipas tij këtë vit ka dhënë prodhim të bollshëm. Fermeri tregon se pjesën më të madhe të prodhimit e tregton me shumicë, duke furnizuar pikat e grumbullimit në zonë.
“Kosmaçi është vendi i perimeve, edhe kemi eksportuar gjithmonë madje edhe në Gjermani. Prodhoj kryesisht sallatë”, tha fermeri.
Edhe pse puna nuk i ka munguar dhe toka ka qenë bujare, ai shprehet se sfidat mbeten të mëdha, kryesisht për shkak të kostove të larta të inputeve bujqësore.
“Shteti mundet me na ndihmu me inputet bujqësore”, tha ai.
Fshati Kosmaç, në njësinë administrative Bushat, njihet për serat dhe prodhimin e lartë bujqësor. Dhjetra fermerë të zonës kultivojnë kryesisht perime, me fokus sallatën, e cila tregtohet me shumicë në tregjet e Shkodrës dhe më gjerë. Pavarësisht prodhimit të bollshëm, fermerët kërkojnë më shumë mbështetje me inpute bujqësore dhe investime në infrastrukturë.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





