Gjermani – Sulm me thikë në një park në Bavari, raportohet për viktima

Botë | 2 vite më parë

Një sulm me thikë ka ndodhur në Aschaffenburg, një qytet në jug të Gjermanisëi cili ka rezultuar me dy viktima dhe dy persona të plagosur rëndë po trajtohen në spital, tha policia lokale të mërkurën. Një i dyshuar është arrestuar pas ngjarjes, ndërkohë që motivet e sulmit ende mbeten të paqarta.

Sulmi ka ndodhur pak para mesditës në parkun Schöntal, afër qendrës së qytetit. Sipas policisë, nuk ka më asnjë rrezik për njerëzit pas incidentit. Gazeta gjermane Bild raportoi se një nga viktimat ishte një fëmijë.

Policia e Franconisë së Poshtme, ku ndodhet Aschaffenburg, ka kërkuar që dëshmitarët e ngjarjes të dërgojnë foto dhe video për të ndihmuar në hetimin e sulmit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme