Gjikondi: Rama nxori gogolin ‘Berisha’ nga kafazi, që shqiptarët të zgjedhin të keqen më të vogël

Politikë | 2 vite më parë

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, ‘lufta’ politike mes Berishës dhe Ramës është thjeshtë një teatër, pasi bashkëpunimi i tyre i ngushtë është prej 16 vitesh.   

“Marrëveshja e Ramës me Berishën ka filluar që në prill të vitit 2008-tës. Është komplet një teatër. Është e vërtetë fakti që e ka marrë pak veten opozita, por është një teatër sepse ka mbështetës kryeministrin Edi Rama. E ka përkohësisht sepse Ramës i intereson që të zgjedhjet e 2025-sës, të jetë përballë me të ndaj atyre shqiptarëve që me të janë të neveritur. E nxori Rama Berishën nga shtëpia, jo Amerika. Rama e uli Berishën nga ballkoni, kujtojmë që vulën ja dha në qershor, në janar i dha të gjithë pazaret, me kod zgjedhor, me amnisti penale. Së fundmi e konfirmoi edhe si kryetar. Rama e nxori dhe Berisha është gjasmë rrugës me këto bllokim rrugësh pikërisht që t’u thotë shqiptarëve që e shikoni këtë “gogolin’ se ju nuk më doni mua, unë po nxjerr gogolin nga kafazi dhe ju përballë këtij do zgjidhni të keqen më të vogël, i cili jam unë”, tha Gjikondi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme