Gjirokastër, pastrohen kanalet vaditëse, 63.1 km kanale ndihmojnë në ujitjen e 560 ha tokë bujqësore

Bujqësi | 4 muaj më parë

Në njësitë administrative të Bashkisë Gjirokastër po vijon pastrimi i kanaleve vaditëse  për t’i ardhur në ndihmë fermerëve gjatë sezonit të ujitjes dhe për të garantuar një ecuri të mirë të punëve bujqësore.

Deri tani janë pastruar 63.1 km kanale që do të vaditin rreth 560 ha tokë bujqësore, të mbjella kryesisht me jonxhë, perime, misër etj..

“Aktualisht janë pastruar 63.1 km kanale vaditës dhe jemi duke vazhduar punën. Rreth 560 ha tokë është nën kontrollin tonë për të vazhduar sezonin e vaditjes dhe pjesa më e madhe që kërkojnë më shumë janë jonxha, perimet, misri”, u shpreh Tomorr Shehu , Specialist ne Drejtorinë e Bujqësisë se bashkisë Gjirokastër.

Në bashkinë Gjirokastër janë rreth 700 fermerë.

“Më shumë se 700 fermerë janë të angazhuar me mbjelljen e kulturave të ndryshme të cilat janë tashmë janë për të përfunduar me sukses vaditjen”, tha ai.

Rehabilitimi i kanaleve synon jo vetëm përmirësimin e cilësisë së ujitjes, por edhe rritjen e rendimentit bujqësor për fermerët e zonës.

Gazetare: E. Domeri 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme