Hapja e programeve në gjuhën angleze – Prioritet i universitetit të Gjirokastrës
Një nga fokuset e universitetit të Gjirokastrës është edhe hapja e programeve në gjuhën angleze. Puna ka nisur nga dega kontabilitet financë. Sipas rektorit Jaho Cana aktualisht po punohet për përkthimin e leksioneve.
“Ne do të mundohemi që ta vëmë në eficencë këtë vit sepse kërkon shumë punë dhe do të rishikohen të gjitha leksionet dhe përkthimi i tyre kërkon një periudhë kohe të gjatë”, u shpreh Cana.
Programet në gjuhë angleze synojnë edhe thithjen e studentëve nga vendet e treta , por edhe vendeve me të cilët ky institucion ka bashkëpunim.
“Në kohën që ne kemi shumë kërkesa nga studentë nga jashtë, ne po kalojmë gradualisht në hapjen e studimit kryesisht në gjuhën angleze që tu vijmë në ndihmë këtij kontingjenti studentësh”, tha rektori.
Në projektet e këtij universiteti është edhe çelja e një programi dual në kontabilitet financë dhe një shkolle doktorale në fakultetin ekonomik.
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





