Hoxha: Nëse partitë e reja nuk bashkohen, atëherë ato janë patericë e PS-PD

Në emisionin “3D”, analisti Poli Hoxha ka shprehur mendimin se partitë e reja duhet të bashkohen pasi në të kundërt do të mbeten thjesht patericë e PS dhe PD-së.
Poli tha se sipas tij, të rinjtë kanë mbështetjen e popullit, por po sillen në mënyrë vetë shkatërruese.
“Për mendimin tim, në qoftë se, gjithmonë pa u bërë hesapet e SPAK dhe drejtësisë që unë kam shumë besim dhe shpresë që do jetë një faktor shumë shkatërrues. Partitë e reja nëse e realizojnë planin që kanë nisur të këtij bipolariteti, rithemelojnë fazë dy të tranzicionit. Këtu është e gjithë lufta për të “mbytur” këta të rinjtë pasi këta të rinjtë e kanë shancin. Shancin e kanë, pra popullin, por po sillen në mënyrë vetë shkatërruese. Duhet të bashkohen sepse nëse nuk janë bashkë janë patericat e PS, PD-së, ose të dyve bashkë”, tha Hoxha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




