I nxehti përvëlues, në Vlorë shënohet viktima e parë

Sociale | 3 vite më parë

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë, ka shënuar viktimën e parë. Një 80 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Ai është gjetur në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër në Vlorë. 

Temperaturat mbi 40 gradë që janë ndjerë kudo në vend, kanë prekur fëmijët dhe të moshuarit. 

Në Elbasan, një ndër qytetet më të nxehta, të moshuarit e pyetur thonë se përpiqen të mbrohen duke u orientuar drejt zgjedhjeve alternative.

Mjekët ripërsërisin apelin për të mos u ekspozuar në orët e pikut si dhe të tregohen të kujdesshëm me ushqimet dhe lëngjet që konsumojnë. 

Një kujdes të veçantë këshillojnë edhe në përdorimin e kondicionerit.

Sinoptikanët parashikojnë që vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, pritet të zgjasë për të paktën 3 javë. 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme