Interi humb edhe Curtis Jones për dëmtim, anglezi do të qëndrojë tri javë jashtë fushave

Itali | 31 minuta më parë

Lajme të këqija për Inter dhe trajnerin Cristian Chivu. Curtis Jones ak pësuar një dëmtim në stërvitje dhe do të humbasë disa ndeshje. Mesfushori anglez kreu sot në mëngjes analizat e detajuara, që treguan një problem në aduktorët e kofshës së djathtë.

Gjendja e futbollistit, sipas komunikatës së klubit zikaltër, do të vlerësohet ditët e ardhshme. Jones ka humbur ndeshjen e shtunës ndaj Parma-s, por jo vetëm, sepse duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tri javë.

Anglezi nuk do të jetë në dispozicion as ndaj Bruges dhe Shakhtar në Champions League, si dhe ndaj Bologna-s, Fiorentina-s dhe Venezia-s në kampionat. Trajneri Chivu mund ta llogarisë për derbin e 31 tetorit.

Jones ishte titullar në ndeshjen e fundit në “Olimpico” kundër Roma-s dhe kishte mundësi të luante nga minuta e parë edhe Parma-s, por tashmë është detyruar të ndalet për shkak dëmtimi. Me Stones në bokse, nga tre anglezët që kaluan tek Inter në merkaton e verës, i vetmi që do të jetë në dispozicion ndaj Parma-s është Spence.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme