IPARD 3 – Shqipëria e angazhuar për fillimin sa më të shpejtë të zbatimit
12.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian i shtohen përpjekjeve të Shqipërisë për të garantuar ushqim të sigurt sipas standardeve evropiane.
Fondi i ri synon forcimin e sistemit të kontrollit ushqimor, laboratorëve dhe kapaciteteve inspektuese në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor. Projekti EU4FoodSafety u nis këtë të hënë në Tiranë, në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore.
“Siguria ushqimore është një e drejtë bazë e çdo qytetari, qëllimi ynë është të mbështesim Shqipërinë në ngritjen e një sistemi modern kontrolli me laborator, inspektor dhe shërbime veterinare që shërbejnë sipas standardeve evropiane”, tha Gonzato.
Me kontributin edhe të Gjermanisë mbi fondet e BE-së brenda këtij projekti, autoritetet shqiptare veçojnë pritmërinë aktuale për procedimin e mëtejshëm me fondet europiane për bujqësinë.
“Siç kemi theksuar edhe më parë, jemi plotësisht të angazhuar për avancimin e procesit të akreditimit dhe për fillimin sa më të shpejtë të zbatimit të IPARD III, në mënyrë që të sjellim përfitime konkrete për fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore”, u shpreh Ministri i Bujqësisë, Andis Salla.
Tre kapitujt të bisedimeve të anëtarësimit ai 11, 12, 13 janë pjesë e një qasjeje të integruar për zhvillimin e sektorit të ushqimit e bujqësisë dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





