Ish-gjenerali izraelit: Dështuam në Gazë, jemi në mëshirën e Hamasit

Botë | 2 vite më parë

Një prej ish-gjeneralëve izraelitë, i cili kishte propozuar një strategji të atillë të lutës ose ‘dorëzohuni ose vdisni’ nga uria ka deklaruar se “lufta ka përfunduar shumë keq” për Izraelin.

Duke folur për radion e ushtrisë izraelite Giora Eiland ka theksuar se ndërsa dhjetëra mijëra palestinezë u kthyen në veriun e shkatërruar rëndë në përputhje me një armëpushim të arritur me Hamasin, Izraeli nuk ka dalë fitimtar.

Eiland tha se duke hapur korridorin Netzarim, një zonë ushtarake izraelite që përgjysmon territorin, Izraeli kishte humbur ndikimin mbi Hamasin dhe nuk do të ishte në gjendje ta rivendoste atë, edhe nëse rifillonte luftën.

“Ne jemi në mëshirën e Hamasit”, tha ai.

Eiland ishte autori kryesor i të ashtuquajturit Plani i Gjeneralëve, i cili kërkonte t’u jepej civilëve në të tretën veriore të Gazës një javë për t’u evakuuar.

E gjithë zona do të shpallej më pas një zonë e mbyllur ushtarake, e izoluar nga ndihmat humanitare dhe kushdo që do të mbetej do të konsiderohej si luftëtar.

Vjeshtën e kaluar, plani iu prezantua qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu, e cila nuk ka thënë nëse ka miratuar pjesë të tij.  

Eiland tha se Izraeli kishte dështuar në arritjen e qëllimeve të tij, duke përfshirë shkatërrimin e Hamasit, largimin e tij nga pushteti, rivendosjen e sigurisë në komunitetet kufitare izraelite ose kthimin e sigurt të dhjetëra pengjeve të rrëmbyer në sulmin e 7 tetorit 2023, që shkaktoi luftën.

Ai tha se Hamasi, në të kundërt, “ka arritur kryesisht gjithçka që dëshironte”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme