Kalaja, krenaria e Gjirokastrës, atraksioni më i preferuar i vizitorëve të huaj

Turizëm | 1 vit më parë

Kështjella e Argjirosë është destinacioni kryesor i qytetit, i cili vitet e fundit është duke pritur një numër të lartë vizitorësh, vendas e të huaj, përgjatë 365 ditëve të vitit. Turistët shprehen të emocionuar pasi është vizita e tyre e parë dhe po shohin e prekin nga afër bukuritë natyrore që qyteti ofron.

 “Unë vij nga Belgjika. Çdo gjë është shumë e bukur, artileria, arkitektura. Është një qytet i vjetër me një kala të mrekullueshme dhe të vjetër. Do ta rekomandoj edhe te miqtë e mi”, u shpreh një turiste.

“Sapo kemi ardhur ne kala, vizituam qytetin dhe tani po vizitojmë ambientet e kalasë. Është hera ime e parë që po vij në Shqipëri dhe në Gjirokastër. Ka njerëz shumë mikpritës, dhe vende të veçanta”, tha një turiste tjetër.

“Jam nga Anglia, kam ardhur me familjen time. Kështjella na pëlqeu shumë, do të vijmë përsëri”, theksoi një turiste .

“Po me pëlqen shume ky qytet ,sapo kam ardhur brenda në kala dhe është shumë e veçantë. Është hera ime parë në këtë vend”, tha një turiste.

Tradita, historia dhe natyra e jashtëzakonshme që Gjirokastra ka, bën të mundur që shumë vizitorë të kuriozohen dhe të  vizitojnë atraksionet e veçanta që ka.

Gazetare: L. Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme