Kapiteni Gjimshiti: Është vetëm fillimi, ka vend për përmirësim

Kombëtarja | 18 minuta më parë

Kapiten i përfaqësueses kuqezi, Berat Gjimshiti ka komentuar fitoren kuqezi, 2-0 përballë Bjellorusisë në “Air Albania, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

“Ka vend për përmirësim, është vetëm fillimi i trajnerit Maran. Ishim agresiv dhe fituam shumë duele. Me kalimn e minutave morëm në dorë lojën, kaluam në avantazh, u bë më e lehtë më pas”.

“Duhet të jemi të përqëndruar, aspekti mental dhe fizik është shumë i rëndësishëm. Momenti i penalltisë, kush e gjuan? Është e përcaktuar lista, Asllan është i pari, Manaj është i dyti”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme