Komisioni për Nismat Qytetare, Dhuli: 47 % fonde shtesë për realizimin e Censit të Bujqësisë
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, ngriti shqetësimin për trajtimin financiar të institucionit gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2026 në Komisionin Parlamentar për Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Ai theksoi se struktura aktuale e pagave krijon pabarazi dhe vështirësi në funksionimin e institucionit. Biba kërkoi rishikim të buxhetit për të siguruar kushte më të përshtatshme për punën dhe motivimin e stafit.
“Punonjësit e Autoritetit të Konkurrencës, të marrin shtesë për vështirësi pune ashtu siç e kanë institucione të tjera të rëndësishme të administratës publike. Autoritetit të Konkurrencës është një institucion që i kthen buxhetit të shtetit shumë më shumë nga sa merr”, u shpreh Biba.
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, theksoi se për realizimin e Censit të Bujqësisë dhe për zhvillimin e kapaciteteve teknologjike nevojiten fonde shtesë me rritje prej 47% në vitin 2026. Ajo nënvizoi rëndësinë e këtij investimi për prodhimin e statistikave të besueshme, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.
“Një nga kërkesat kryesore është përmbushja e kërkesave të procesit të integrimit evropian. Sektori i turizmit është një prioritet kombëtar”, u shpreh ajo
Sipas Dhulit infrastruktura teknologjike për INSTAT është e domosdoshme për përgatitjen e censit të bujqësisë që do realizohen në vitin 2026.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





