Korça ruan banesat e vjetra, restaurimi i shtëpive 100-vjeçare nxit turizmin kulturor në qytet

Turizëm | 5 muaj më parë

Engjëll Bregu është një nga mjeshtrit e njohur të drurit në Korçë, i angazhuar prej vitesh në restaurimin e elementeve tradicionale të banesave të vjetra. Për të, rikthimi i portave, dritareve apo detajeve dekorative në formën e tyre të parë nuk është një punë e thjeshtë, kërkon kohë, durim dhe mbi të gjitha dëshirën për të ruajtur origjinalitetin e çdo ndërtese.

“Për të restauruar nuk është aspak e lehtë. Një derë normale mund të dojë, që nga fillimi duke e hequr nga objekti dhe që ta çosh deri në vend. do rreth 20 ditë. Dëshira është shumë e madhe. Vetëm në qoftë se është shumë e dëmtuar që nuk ka mundësi që të riparohet, atëherë ne jemi detyruar ta bëjmë të re, por t’i qëndrojmë stilit që ka qenë”, tha Engjëll Bregu, mjeshtër drugdhendës.

Sipas tij, vitet e fundit është shtuar dukshëm interesi për restaurimin e banesave mbi 100-vjeçare. Një pjesë e këtyre godinave po përshtaten si bujtina, ndërsa të tjera vazhdojnë të mbeten shtëpi familjare, duke ruajtur pamjen dhe identitetin e tyre karakteristik.

“Fasadën pamjen e jashtme dua ta duan ta ruajnë sa më shumë të jetë origjinale e viteve që është prodhuar shtëpia. Edhe në qoftë se i bëjnë pjesët e reja, shumica që i përdorën bujtinat apo hotele, po prapë ruhen disa elemente të vjetra”, theksoi Bregu.

Vetëm në vitet e fundit, në qytetin e Korçës janë dhënë mbi 150 leje ndërtimi për restaurimin e banesave të vjetra, një tregues i interesit në rritje për ruajtjen e trashëgimisë arkitekturore dhe për zhvillimin e turizmit kulturor.

Gazetare: E. Fili 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme