Kore e Jugut, flakët përfshijnë ndërtesën 33 katëshe

Botë | 6 vite më parë

Një ndërtesë 33 katëshe në Korenë e Jugut është përfshirë nga zjarri. Ndërtesa me ambjente tregtare dhe një pjesë e saj për banesa u përfshi befas nga flaket dhe kjo ka shkaktuar panik tek personat që ishin brenda saj, raporton AFP. Zjarri shpërtheu mes katit të tetë dhe atij të 12 në ndërtesën e Samhëan “Art Noveau” e cila është e përbërë nga banesa dhe njësi tregtare. Më shumë se 80 persona u dërguan në spital pasi patën probleme me frymëmarrjen ndërkohë që dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e flakëve, të cilat u vunë në kontroll vetëm pas 13 orësh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme