Korrja e grurit në Përmet, fermerët vlerësojnë një sezon të mbarë

Bujqësi | 3 muaj më parë

Ka nisur korrja e grurit në zonën e Përmet, ndërsa fermerët po vlerësojnë një sezon të mbarë për këtë kulturë bujqësore. Pas muajsh pune në ara, makineritë kanë hyrë në parcelat e mbjella dhe  po grumbullojnë  prodhimin. Mes fermerëve që kultivojnë grurë prej vitesh është edhe Klodjan Shaho nga Pacomiti. Ai tregon se merret me këtë kulturë prej një dekade dhe se rezultatet e këtij viti kanë qenë të kënaqshme.

“Deri tani me këtë prodhim shumë mirë është paraqitur në krahasim me vitet e tjera”, u shpreh fermeri.

Megjithatë, ai thekson se sfidat mbeten të pranishme, veçanërisht sa i përket kostove të prodhimit dhe çmimeve të tregut.

“Kemi shumë shpenzime”, tha ai.

Ndërkohë, korrja e grurit po vijon edhe në parcela të tjera të zonës së Përmetit, ku fermerët po mbledhin prodhimin e këtij sezoni dhe po bëjnë bilancin e një viti pune në bujqësi. Për shumë prej tyre, kultivimi i grurit mbetet një traditë e trashëguar ndër breza dhe një pjesë e rëndësishme e jetës në fshat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme