Kosova bie në Vjenë, Zhegrova nuk mjafton

Sport | 1 orë më parë

Kosova ka pësuar një humbje 3-1 përballë Austrisë në ndeshjen e luajtur në në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë, në raundin e dytë të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Një humbje që vjen tri ditë pas suksesit 1-0 të arritur në Prishtinë përballë Irlandës.

Në një stadium ku prania e tifozëve shqiptarë ishte e konsiderueshme, autriakët u shfaqën dominues, shënuan dhe festuan në fund.

Affengruber zhbllokoi sfidën në minutën e 23-të, ndërsa Adamu firmosi avantazhin e dyfishtë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Chukwuemeka 61’ shënoi të tretin për austriakët. “Dardanët” ngushtuan shifrat në minutën e 83-të me një penallti të kthyer në gol nga Zhegrova, por vetëm kaq, Austria fiton 3-1.

Të enjten në Debrecen të Hungarisë, Kosova luan ndaj Izraelit. Pas një jave është sfida me Austrinë në “Fadil Vokrri”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme